Qytetarët e Komunës së Zhelinës i mbyllin dyert BDI-së

218

Dega e BDI-së në Zhelinë mbrëmë ka hapur shtabin e saj për zgjedhjet presidenciale. Vendimi i kësaj partie për ta përkrahur një kandidat maqedonas për president, siç duket ka ngjallë revoltë gjithkund. Kjo shihet edhe në Zhelinë, ku në hapjen e shtabit kanë marrë pjesë një numër shumë i vogël i aktivistëve, gjë që ka shkaktuar edhe tallje në rrjetet sociale. Burime të afërta me degën e BDI-së në Zhelinë theksojnë se dega e këtij subjekti në Zhelinë po shkon drejt shpërbërjes.