Qyteti i Shkupit kalon buxhetin, refuzon amandamentet e BESËS për pjesën shqiptare

82

Këshilltari i Lëvizjes BESA në Qytetin e Shkupit, Sedat Ramadani sot përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga 35 amandamente të dorëzuara nga Lëvizja BESA, vetëm një amandament është pranuar. Sipas tij, edhe këshilltari shqiptar nga rradhët e LSDM-së nuk ka votuar projektet për shqiptarët.

Ja shkrimi i Ramadanit:

“Te nderuar shkupjan/e

Dje pas nje debati 12 orësh Qyteti i Shkupit miratoi buxhetin prej 120 milione euro.
Kisha propozuar 35 amandamente prej te cilave vetem 1 u pranua dhe ate vendosja e semaforave ne vendin ku ndodhi aksidenti i fundit ne Çair.
Dua te potencoj qe amandamentet e mia u votuan nga gjithe keshilltaret shqiptar dhe ai turk i TDP. Gjithashtu dua te permend se ne disa raste do kishin kaluar edhe 4-5 amandamente nese njeri nga keshilltaret shqiptar te LSDM do ishte me racional.
Por nejse, ne u munduam ta plotesojm kete buxhet me projekte te mira dhe nevoja te qytetarve te saj po shumica vendosi vet.
Ja disa nga projektet e refuzuara:

Saraj
Riaktivizimi i pishines ne Saraj
Ndertimi i rrethrotullimit ne hyrje
Leximore (biblioteke)
Rekonstruki i rruges per te parku Saraj

Shuto orizare
Rekonstruim i rruges prej te vorrezat deri te rruga kryesore
Mbikalim me ure prej te gjimnazi e deri te rruga per te varezat

Butel
Stacion per brigaden e zjarfikesve

Çair
Biblioteka ne çair
Korsi per bicikleta prej ne Butel deri ne Bit pazar
Korsi per bicikleta ne xhon kenedi
Semafora te hyrja e Bit pazarit (ku e mshelen vendkalimin)
Parking ne kate ne Çairçank
Parking ne kate te rruga e plastikave
Qender multikulturore

Nuk do ket mjete per subvencionim as per klima, as per shporeta me pelet as per perkrahjen e artizanateve.

Sedat Ramadani
Këshillëtar në Qytetin e Shkupit”