Qyteti italian që revolucionarizoi makaronat (VIDEO)

28

I njohur si ‘Città della Pasta’ ‘Qyteti i makaronave’, Gragnano ndodhet në rajonin e Campanias në Itali dhe u bë i famshëm në fund të viteve 1700 prej ‘arit të bardhë’ ose makaronave.

Në Gragnano, një qytet prej 29,000 banorësh që ndodhet 30 km në juglindje të Napolit në rajonin e Campania të Italisë, era fryn ritmikisht gjatë gjithë ditës. Banorët fillimisht mendonin se era ishte ‘Le Mistral’, një erë e ftohtë dhe e thatë që fryn përmes Provencës në Mesdhe.

Ata kishin pjesërisht të drejtë. Ndërsa era veri-perëndimorë shkon në të njëjtin drejtim kjo lloj ere (Marino, siç e quajnë vendasit ndryshe) godet në mënyrë të kundërt, duke sjellë lagështi dhe minerale nga deti në rrugët e Gragnanos.

“Ju mund të prodhoni dhe të pastroni çdo ditë makarona për shkak të parashikueshmërisë së kësaj ere që fryn brenda fshatit në luginë”, tha Giuseppe Di Martino, CEO dhe bërësi i tretë i makaronave , ose prodhuesi i makaronave, në Pastificio Di Martino , fabrikat e pastave në Gragnano.

Emrin si një vend ku mund të gjendet ‘ari i bardhë’, makaronat ky qytet e mori pas viteve 1700 kur edhe aktiviteti kryesor i kohës që ishte prodhimi i mëndafshit u dëmtua përfundimisht me zhdukjen e krimbave të mëndafshit.

Një nga prodhuesit e makaronave tregon se në këtë qytet të gjithë janë të varur prej makaronave madje në të kaluarën prodhonte të tilla vetë në mënyrë artizanale çdo familje.

Një traditë e cila ka qëndruar për më tepër se 250 vite në këtë vend.