Rama mbledh Kryesinë, Asambleja Kombëtare më 22 korrik

15

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste.

Kryesia në këtë mbledhje ka caktuar datën 22 korrik, si datën kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Ndër të tjera, në mbledhjen e Kryesisë së PS është diskutuar edhe për zgjedhjet vendore të 30 qershorit dhe situatën e paszgjedhjeve, teksa kryebashkiakët e djathtë kanë vendosur të mos lirojnë bashkitë.