Rasti Alioski, reagon nënkryetari i BESËS: Shteti të mos heshtë ndaj urrejtjes ndër etnike

33

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, në lidhje me gjuhën e urrejtjes ndaj futbollistit Alioski, njofton TopalNews.
“Rasti i dëbimit të futbollistit shqiptar Ezgjan Alioski, nga një lokal ne Prilep, vetëm pse ka folur gjuhën shqipe me familjen e tij, është dëshmi se shteti ku jetojmë vazhdon të kultivojë ndasitë ndër etnike. Paramendoni kur kjo i ndodh një figure sportive i cili i mbron ngjyrat e kombëtares të këtij shteti dhe si “shpërblim” dëbohet nga lokalet e Prilepit për shkak të përkatësisë së tij etnike. Përderisa shteti nuk krijon mekanizma për të çrrënjosur urrejtjen etnike, përkundrazi përmes heshtjes të institucioneve krijohet përshtypja se pikërisht nga ana e shtetit motivohen grupet ekstremiste nacionaliste për të shfryrë mllefin e tyre ndaj shqiptarëve. Urgjentisht MPB, Prokuroria Publike dhe Avokati i Popullit të marrin masa konkrete për të zbardhur këtë rast dhe fajtorët të marin dënimin e merituar për nxitje të urrejtjes ndër etnike”, shkruan Demiri.