Rasti i Almirit, Rreth 5 muaj nga shqyrtimi i ankesave, Apeli ende nuk ka miratuar vendim

29

Kanë kaluar pothuajse 5 muaj nga shqyrtimi i ankesave të palëve për vendimin e Gjykatës së Kumanovës për rastin “Almir Aliu”, dhe Gjykata e Apelit ende nuk ka marrë vendim për rastin në fjalë.

Edhe pse, seanca është mbajtuar më 23 dhjetor, Apeli akoma nuk ka thënë fjalën e fundit në për këtë rast.

Avokati i rastit, Asmir Alispahiq tha se nuk ka ndonjë informatë të re çfarë ka ndodhur me procedurën dhe kur pritet të sjellë vendim Gjykata Kushtetuese.

“Nuk kam ndonjë informatë se kur do të sillet vendimi për këtë rast. Pyetni në Gjykatën e Apelit se deri ku është procedura”, tha Alispahiq për Portalb.mk.

Portalb.mk kontaktoi edhe Gjykatën e Apelit. Kryetarja e gjykatës, Lidija Dimçevska, tha se tani nuk mund të precizoj se kur do të sillet një vendim rreth këtij rasti.

“Tani nuk mund ta them se kur do të sillet vendimi, për shkak të kushteve në të cilat punohet në gjykatë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi Dimçevska.

Gjykimi për rastin Almir Aliu u kthye nga e para për shkak të parregullsive në procedurë.

Më 21 qershor, Gjykata e Kumanovës e përsëriti aktgjykimin, për të cilin Apeli tha se kishte gabime dhe sërish të akuzuarin Boban Iliq, i cili e ka shtypur me makinë vogëlushin Almir Aliu e dënoi me 6 vjet burg,

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njejti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.