Rasti “Likuidimi”, shtyhet seanca e sotme

16

Seanca e sotme për “Likuidimin” shtyhet për shkak të sëmundjes së anëtares në Këshillin Gjyqësor. Avokatët e gazetarit Tomisllav Kezharovski dhe një pjesë e të pandehurve të tjerë në rastin e vrasjes së të moshuarit nga fshati Orashe i Velesit, kërkojnë që prokuroria të pastrojë aktakuzën, duke pasur parasysh se krimet për të cilat akuzohet janë tashmë të vjetërsuara. Më parë, Gjykata Supreme e anuloi vendimin për “Likuidimin” dhe lëndën e ktheu në rigjykim. Kezharovski akuzohet për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur. Seanca tjetër është caktuar për më 3 shtator.

“Nga ky gjykim vetëm pres drejtësi. Shpresoj se nëse përmbushet kjo bashkë me avokatin do të fitojmë”, tha Tomislav Kezharovski.

“Për Kezharovski lënda është e vjetërsuar dhe presim që prokuroria të reagojë në këtë drejtim. Kjo do të varet nga reagimi i Prokurorisë Publike sepse duhet të vërtetojë për kë prej tyre është në fuqi vjetërsia dhe do të shohim shifrën përfundimtare para fillimit të seancës së radhës”, pohoi Filip Medarski, avokat i Kezharovaskit.