“Rasti Rashkovski” Hoxha: Rasti duhet të hetohet, e moralshme do të ishte dorëheqja e tij

39

Kryeministri Zoran Zaev u vendos bindshëm në anën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, në lidhje me aferën për rregullim tenderi. Zaev vlerëson se Rashkovski nuk ka qenë arrogant në prononcimin e tij por që mediat s’mund ta bëjnë sallatë me kritika për punën e tij, transmeton TopAlNews.

Opozita shqiptare kërkon zbardhjen e rastit. Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA thotë se institucionet kompetente duhet të merren me rastin por si opsion duhet të ishte dorëheqja morale e Rashkovskit.

“Është fakt se ekziston një incizim që ka indikacione të qartë për rregullim të një tenderi dhe absolutisht në rrethana normale, në shtete ku funksionon drejtësia, prokuroria do të ishte marrë shumë seriozisht më këtë çështje aq më tepër që pikërisht kjo qeveri erdhi duke luftuar regjimin e kaluar të rregullimit të tenderave apo të çështjeve që kanë pasur të bëjnë me krimin dhe korrupsionin, etj. Mendoj se e rrugës për të dhënë një mesazh pozitiv ka qenë që sekretari i përgjithshëm i qeverisë të ofrojë dorëheqjen e tij”, u shpreh Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA.