Saturday, April 16, 2022
Ballina Politikë Maqedoni Rasti “Sopoti”: Rezoluta për kërkim falje, e pa pamjaftueshme

Rasti “Sopoti”: Rezoluta për kërkim falje, e pa pamjaftueshme

44

Zenel Klaiqi dhe Shaban Limani janë dy nga gjashtë ish të burgosurit në rastin Sopoti, të cilët plotë 15 vite pritën që të vërtetohet pafajësia e tyre. Ata u akuzuan për shpërthimin e minës në Sopot në vitin 2003 ku mbetën të vrarë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil. Të gjithë ishin dënuar me mbi 136 vjet burg.

“Mua personalisht nuk mund të ma paguaj askush asgjë, as shteti dhe as askush. Mua duke qenë në burg më ka vdekur nënë e kanë varrosur dhe se mua nuk më kanë liruar”, veçoi Zenel Klaiqi.

“Vitet nuk kthehen, kemi humbur kohë aty 16 vite është një pjesë e jetës dhe nuk është pak 16 vite të torturohesh”, pohoi Shaban Limani.

E në lidhje me Rezolutën e shtetit për kërkim falje për të gjithë ata ndaj të cilëve është bërë padrejtësi, thonë se është e mirëseardhur, por e pa mjaftueshme.

“Për neve nuk është e mjaftueshme kërkim falja sepse neve na kanë mbytur për së gjalli e tash të kërkojnë falje është pak, edhe dëmshpërblimi që na është dhënë është pak, nuk kemi pasur se çfarë të bëjmë, kanë mundur të mos na japin  edhe hiq. Ashtu siç na kanë burgosur ashtu kanë mundur të na lirojnë, e ti pastaj ditë e natë ankohu e nuk ke çfarë të bësh”deklaroi Zenel Klaiqi, ish i burgosur.

Fëmijët ende kanë frikë kur e shohin ndonjë veturë  policie në afërsi të shtëpisë sonë , tha Klaiqi, dhe se Mungesa dhe burgosja e tyre ka krijuar probleme të shumta në jetët e familjeve të tyre.

“Probleme ekonomike, me shtetësinë, letërnjoftime, pasaporta nuk kemi mundur të aplikojmë për asgjë. Çdo kërkesë është refuzuar, edhe për shtetësi kur kemi aplikaur është kthyer negative me arsyetim e rrezikshme për shtetin”, tha Shaban Limani, ish i burgosur.

Javën e kaluar Kuvendi miratoi Rezolutën me të cilën do t’u kërkojë falje të gjithë qytetarëve ndaj të cilëve është bërë padrejtësi. Propozim Rezoluta  e shumicës parlamentare parashikon që Kuvendi i Maqedonisë, si organ më i lartë përfaqësues  shtetit ti Dënojë shkeljet e drejtave të njeriut të shkaktuara që nga dita e parë e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rezoluta, po ashtu kërkon që Qeveria dhe ministritë përkatëse si ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme, të mbështesin qytetarët që u është bërë represion. Ndërsa pret që për këtë të ndihmojë edhe Avokati i Popullit. Për zbatimin e  rezolutës  u formua edhe komision i cili do të vëzhgojë./TV21/