BFI: Policia u bën presion hoxhollarëve që të mos falet namazi i Bajramit

1447

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Sulejman ef. Rexhepi, ka reaguar ndaj autoriteteve shtetërore, pasi ata po shkelin autonominë e BFI-së para festës së Bajramit, përmes sjelljes së policisë.

“Jemi të shokuar nga disa sjellje të policisë së vendit”, raportoi kryetari, duke sqaruar se janë duke kryer përgatitjet serioze për organizmin e faljes së namazit të Bajramit në përputhje me masat për parandalimin e virusit korona.

MARKETING 420 x 60

“Gjatë ditës së sotme, Kryesia e BFI është vërshuar me njohtime nga muftinitë dhe hoxhallarët tanë se policia po i merr në telefon imamët tanë dhe po ndikon mbi ata që të mos falin Namazin e Bajramit, kurse në raste të tjera, policët kanë hyrë edhe nëpër xhamitë tona me qëllim për të bërë presion”, deklaroi Rexhepi.

Ai theksoi se ka dëshmi me shkrim në lidhje me këto veprime.

“Një veprim të këtillë të policisë nuk kemi si të mos e vlerësojmë si shkelje dhe ndërhyrje në autonominë e BFI, njëherit shkelje flagrante të patolerueshme të Konventave Ndërkombëtare për të drejtat dhe lirit fetare, Karta e OKB dhe Konventa Evropian për të drejtat e njeriut “neni 9 të drejtat dhe lirit fetare”, deklaroi Rexhepi.

Ai shprehet edhe një herë se BFI do t’i qëndrojë besnike vendimit për falje të namazit të Bajramit vetëm 15 minuta, duke respektuar masat.

Ndryshe, ora policore të zgjatë prej të shtunën në ora 19:00 deri të martën në 5 të mëngjesit. Ky është propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili është dorëzuar në Qeveri. Në seancën qeveritare duhet të vendoset nëse pranohet ky propozim.