Real Madrid-Barcelona/ Mësohet data dhe ora e dy klasikeve të sezonit 2019-2019 të La Ligës

56

Edhe pse sezoni i ri 2019-2020 në La Liga do edhe rreth 3 javë të fillojë, koha e zhvillimit të dy El Clasico-ve mes Barcelonës dhe Real Madridit është zbuluar për mediat.

Barcelona do të jetë pritëse e Real Madridit në El Clasicon e parë më 27 tetor, ditë e diel në orën 16:00, në “Camp Nou”. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 1 mars, ditë e diel në mbrëmje, ora 20:45.

Është normale që data dhe ora e këtyre ndeshjeve të zbulohet më herët, për shkak të interesimit të shtuar nga tifozët dhe mediat botërore.