Real Madridi tërhiqet nga operacioni “Eriksen”

38

Futbollisti i Danimarkës, Kristian Eriksen, mund të mbetet edhe për një edicion pjesë e Tottenhamit. Pas përfundimit të edicionit, Eriksen njoftoi ekipin anglez se dëshiron të largohet për një sfidë të re. Real Madrdidi ka qenë i interesuar ta transferojë në radhët e veta danezin, por janë tërhequr për shkak të çmimit të kërkuar nga Tottenhami prej 70 milionë eurosh e poashtu edhe pas ardhjes së Eden Hazardit dhe Luka Joviqit. Mesfushori i kombëtares së Danimarkës me ekipin nga Londra, ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.