Refuzohet iniciativa për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë

35

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk caktoi seancë për shpërndarjen e Kuvendit pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së, për shkak se deputetët paraqitën iniciativën nën emrin e vjetër kushtetues të vendit, deklarojnë nga Kuvendi.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski sot i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi që të mbajë premtimin dhe të caktojë seancë, me qëllim të shpërndarjes së Kuvendit deri në mesnatë, kështu të pamundësojnë edhe mosmiratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike.

Xhaferi, nga ana tjetër, sqaroi se kishte kërkuar afate optimale nga KSHZ për shpërndarjen e Kuvendit, nga ku mori përgjigje se afati i fundit është 16 shkurti, domethënë deri ditën e diel në mesnatë, me çka ka hapësirë për miratimin e Ligjit për PP i cili është kyç për integrimin evropian të vendit.