“Regjistrimi”/ Kasami: Të ketë ekip multietnik edhe në pjesën lindore të vendit

26

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një intervistë dhënë për Zhurnal.mk, ka folur rreth aktualitetit politik në vend, regjistrimit të popullsisë dhe riformatimit të qeverisë.

Kasami ka kërkuar që kur të realizohet regjistrimi, ekipe multientike të ketë edhe në pjesën lindore të vendit, me të vetmin qëllim që të mos ketë manipulime.

“Pjesa tjetër që është problematike sa i përket regjistrimit ka të bëj edhe me ekipet regjistruese. Sipas propozimit të ligjit të ofruar nga Qeveria, vetëm në komunat multientike do të ketë ekipe multietnike të regjistruesve por në asnjë moment nuk parashihet që ekipet e tilla të jenë në pjesën lindore të RMV-së, ku janë dominant maqedonasit etnik”, deklaroi Kasami.

Kasami madje paralajmëroi se Lëvizja BESA, do të organizon protesta masive para Qeverisë që të shprehin revoltën qytetarëve ndaj padrejtësive që po ndodhin në shoqëri.