K U M T E S Ë
Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, gjatë pasditës së sotme vazhdoi fushatën e tij në fshatin Çeflik, Patishka Rekë, Batincë dhe Studeniçan, ku u takua me qindra qytetarë.
Gjatë takimit, kandidati presidencial, Prof. Reka është shoqëruar edhe nga kreu i Alenacës
për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Reka targëtoi rëndësinë e daljes masive për votime, pavarësisht se cilës parti i takoni. Ao saktësoi se me votën tuaj, tregoni se nuk jemi 20 % anonim.
“Të tjerët ofrojnë konsensualitet, që në shqip do të thotë ujdi, por për fat të keq ata i japin përparsi ujdisë me fqinjin, ndërsa në rastin tonë bëhet fjalë për ujdi mes vëllezërve të një gjaku. Dy liderët e partive opozitare kanë bërë një besë-lidhje që të përkahin një kandidat shqiptar për president, dhe me këtë ata dëshmuan se janë për faktorizimin e votës shqiptare”, theksoi Prof. Blerim Reka.
Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë tubimeve hapur potencoi se përkrahja e kandidaturës së Prof. Blerim Rekes nga Lëvizja jonnë është sepse ne besojmë fuqishëm në konceptin e një shteti apo republike për të gjithë.
“Kjo është rruga e vetme që do bëjë Maqedoninë e Veriut shtet me vlera evropiane. Maqedonasit duke votuar për Prof. Blerim Reken tani e kanë shansin të dëshmojnë se a janë të jemi shtet që do jetë i barabartë si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët. Ne u themi qartë se pa shqiptarë të barabartë në udhëheqjen e shtetit e ardhmja e Maqedonisë të Veriut do jetë e pasigurtë”.
Ndër të tjera, kreu i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela vlerëson se kandidatura e Prof. Blerim Rekës ka nderuar gjithë shqiptarët pasi që me këtë cdo shqiptari i ofrohet mundësia e përfaqsimit.
“Nuk e kam fjalë për ata shqiptarë që nuk e ndiejne veten shqiptar por për shqiptarët që janë lindur dhe rritur me nënë dhe babë shqiptar, që frymojnë shqip. Nesë doni të testoni ato parti shqiptare që janë në qeveri se sa janë të sinqertë në atë që e bëjnë i ftoni të vinë ketu para juve krah për krah me Stevon edhe le tju a kërkojnë votat, por ata nuk mund të dalin para juve. Ata këtë e bëjnë vetëm për pushtet dhe futen në kategorinë e njejtë me Amdi Bajramin.”
Shkup, 02/04//2019