“Reketi”, Filipovska: Do të më prishni flokët

24

Pasi dëshmoi më shumë se një ore para prokurores Vilma Ruskovska, Lila Filipovska nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gayetarëve. Ajo nuk tregoi se cila është lidhja e saj me rastin “Reketi” dhe nëse i kishte dhënë para hua Boki 13.

Në vend që të përgjigjet, ajo tha, “Djalo do të më prishni flokët” ndërsa i pyeti gazetarët, “Ah, prej kur ju merreni me këtë?”

Ajo u largua nga Prokuroria dhe nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve “A e keni vizituar Boki 13 në burg?”.

Për rastin “Reketi” si të dyshuar janë në paraburgim Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Milevski – Kiçeec dhe prokurorja speciale Katica Janeva.