Remenski: Konsideroj se procedura ndaj meje duhet të ndalohet

11

Deputetja e LSDM, Frosina Remenski pas marrjes në pyetje në Prokurori shprehi beson se prokurorja Vilma Ruskovska do ta ndalojë procedurën kundër saj. Një vendim të tillë, Remenski e pret në bazë të dëshmive dhe deklaratave.

“Dhamë përgjigje dhe sqarime në pyetjet që mund të jenë arsye për hapjen e hetimit. Mendojmë se në bazë të dëshmive dhe deklaratave, Prokuroria Publike do të vlerësojë që të ndalohet procedura ndaj meje”, tha Remenski pas marrjes në pyetje te Ruskovska.

Remenski dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “larje parash”, për të cilat dyshohen pesë persona fizik, edhe atë zv.kryetarja e “Lidhjes ndërkombëtare” Jasna Mandiq, babai i “Boki 13” Mile Jovajovski, asistentja e “Boki 13” Kristina Bllazhevska, si dhe vetë Bojan Jovanovski.

Remenski është pa pasaportë, ndërsa ka ndalesë edhe të dalë nga Shkupi, si masë e kujdesit, të cilat ia shqiptoi gjykata.