Remenski pas inspektimit të dokumenteve: Pashë gjithçka, por jo prova

12

Deputetja e LSDM-së Frosina Remenski, sot ka shqyrtuar materialin dëshmues në lidhje me aferën “Haraçi”.

Ajo nuk dëshiroi të komentojë materialet, as çfarë dëshmi ishin.

“Kam parë gjithçka, përveç dëshmive. Në asnjë dokument, pjesë të dëshmive, nuk kam vendosur nënshkrim”, tha Remenski.

Në lidhje me dokumentet e DSK-së, që u gjetën në shtëpinë e saj, Remenski tha se të njëjtat nuk janë material i klasifikuar, pasi në to ka pasur krim.

Ndryshe, prokurorja Villma Ruskovska tha se në fillim të vitit të ri do të ketë aktakuza të reja për aferën “Haraçi”.