Remenski për herë të tretë në Prokurori, do të merret në pyetje nga Ruskovska

11

Deputetja e LSDM-së Frosina Remenski, sot për herë të tretë është paraqitur në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Pasi dy ditët e mëparshme shqyrtoi dëshmitë materiale të Prokurorisë, sot Remenski do të duhet të jep deklaratë për rastin me shoqatën “Lidhja ndërkombëtare”, për të cilën ka përfunduar hetimi.

Remenski dje pasi inspektoi dokumentet, tha se ka parë gjithçka, por jo edhe dëshmi kundër saj.

Remenski dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “larje parash”, për të cilat dyshohen pesë persona fizik, edhe atë zv.kryetarja e “Lidhjes ndërkombëtare” Jasna Mandiq, babai i “Boki 13” Mile Jovajovski, asistentja e “Boki 13” Kristina Bllazhevska, si dhe vetë Bojan Jovanovski.

Remenski është pa pasaportë, ndërsa ka ndalesë edhe të dalë nga Shkupi, si masë e kujdesit, të cilat ia shqiptoi gjykata.