Reportazh i Euronews: Si po fitojnë para grupet mafioze në Itali, duke shfrytëzuar krizën ekonomike dhe sociale gjatë pandemisë

49

Kriza sociale dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 në Itali, po shfrytëzohet dukshëm nga një grup mafioz i quajtur Camorra.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth një milion njerëz në Itali janë zhytur në varfëri, ndërsa tetë milionë të tjerë janë për momentin të papunë.

Dhe Camorra po e shfrytëzon këtë mundësi për t’ju ofruar atyre “përkrahje”, nëse të njëjtit nuk e posedojnë mbështetjen e shtetit.

Euronews vizitoi lagjen Scampia të Napolit në Itali, dhe zbuloi të dhëna rreth kësaj veprimtarie, përcjell Telegrafi.

Banori i kësaj lagje, Marco, emri i të cilit u identifikua në këtë formë për çëshje sigurie – arriti të kthehej në punë pas bllokimit.

Sidoqoftë sipas Euronews, ai dhe familja e tij nuk u deklaruan për punën që ata po e bënin në Scampia.

“Ne jemi pesë anëtarë, dhe pothuajse nuk kemi të ardhura, dyqind euro. Ne vijmë këtu dy herë në javë, duke tentuar të fitojmë diçka”, tha ai.

Më parë, Marco ka punuar si një farkëtar me babanë e tij deri në vitin 1996. Që atëherë, ai ka bërë punë të ndryshme, por kurrë nuk i ka deklaruar ato.

“Ndonjëherë ndihemi të përhumbur. Puna nëntokësore nuk është e mirë, por njeriu duhet ta bëjë atë në mënyrë që të mbijetojë”, shpjegoi ai.

Marco aplikoi për banesë strehimi në vitin 2012, por ende nuk e ka marrë atë. Ai u zhvendos në një banesë të quajtur Velei, rreth dhjetë vjet më parë. Banesa të braktisura nga shteti por që u shpallën të paligjshme.

“Për fat të mirë, mund të kursej para këtu. Nuk ndihem krenar, por nuk paguaj qira e as energji elektrike. Në qoftë se do të duhej të prisnim nga shteti, ne do të kishim vdekur urie. Ata nuk vijnë këtu, pasi na braktisën”, tha ai.

Njerëzit si Marco janë bërë pre e lehtë e grupeve mafioze në Itali. Këtë e potencoi edhe prokurori Federcio Cafiere De Raho, përcjell Telegrafi.

“Varfëria është pre e parë e ndërhyrjes nga grupet e ndryshme mafioze italiane, si për rekrutimin e tyre ashtu edhe për përfitimin e fuqisë sociale”, ka thënë ai.

“Ka të rinj që mendojnë se mbështetja e ofruar nga Camorra është mënyra e vetme për të përmbushur nevojat themelore të mbijetesës për familjet e tyre”, u shpreh prokurori.

Derisa qeveria italiane është kritikuar për mungesën e mbështetjes sociale, zbatimi i ligjit të qeverisë ka qenë i fortë ndër vite.

Pas bllokimit, policia priste rritje të veprimtarisë kriminale dhe të njëjtën kohë ishte në gjendje gatishmërie.

“Ne kemi një strategji fleksibile, që ndryshon me të njëjtin ritëm siç ndryshojnë edhe modelet e krimit të organizuar, por ne përpiqemi të parashikojmë lëvizjet e tyre. Ne përpiqemi ta kuptojmë se si Camorra po e zhvillon veprimtarinë e saj si dhe përpiqemi ta ndalojmë atë”, tha Alfredo Fabbrocini, kreu i policisë mobile në Napoli.

“Camorra nuk ka fituar forcë nga bllokimi. Grupi përpiqet të rrisë veprimtarinë e saj kriminale pasi duhet të fitojë para. Nuk është më e fortë, është thjesht e uritur”, theksoi prokurori.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, grupe mafioze italiane fitojnë mbi 30 miliardë euro çdo vit, pikërisht përmes trafikimit të drogës.

Camorra duhet të gjejë kanale financiare për të fshehur paratë e saj, dhe mënyra më e lehtë për ta bërë këtë, është përmes bizneseve, kështu që grupet u japin para atyre bizneseve, edhe kur kreditë e tyre të paligjshme nuk mund të shpaguhen.

“Kur paratë nuk kthehen, Camorra përfiton nga kjo situatë. Në këtë mënyrë ajo e merr përsipër menaxhimin e biznesit. Nga ai moment, grupi e përdor atë kompani si një kanal për të deklaruar paratë e veta të paligjshme”, u shpreh Alfredo Fabbrocini.

Me këtë rast Camorra, fillon e i mbledhë këto para, forma që njihet si “pizzo” në Itali.

“Ekziston edhe tensioni më i madh. Pandemia i ka zhytur kompanitë të cilat u përballën me këtë krizë. Në këtë periudhë, ata shfrytëzojnë rastin të kërkojnë paratë e tyre”, rrëfen Rosario D’Angelo, bashkëthemelues i shoqatës Fai.

Rosari është gjithashtu një ish-viktimë e rekrutimit. Sot me shoqatën e tij, ai ndihmon sipërmarrësit e tjerë që të flasin. Ai thotë se shumë pak njerëz guxojnë të sfidojnë Camorrën. As për të nuk ishte e lehtë.

Rosario është gjithashtu një ish-viktimë e rekrutimit. Sot me shoqatën e tij, ai ndihmon sipërmarrësit e tjerë që të flasin. Ai thotë se shumë pak guxojnë të sfidojnë Camorrën. As për të nuk ishte e lehtë.

“Deri në vitet 1996-97, babai im paguajti mijëra euro për fajdexhinjtë, mirëpo nuk tregoi asgjë në shtëpi. Kur e mora biznesin, e zbulova se çfarë po ndodhte. Në fillim unë, paguaja nga frika. Pastaj në vitin 2005 vendosëm të krijojmë një shoqatë dhe paraqita ankesën time të parë. Unë bëra 18 ankesa që çuan në gjashtë arrestime, në gjashtë raste të ndryshme dhe në gjashtë vende të ndryshme pune në Napoli”.

Agjencitë e zbatimit të ligjit presin nivele rekorde të kësaj veprimtarie deri në fund të gushtit, ndërsa kamata mund të rritet deri në 30 për qind këtë vit për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Për t’iu përgjigjur këtij krimi, shoqata SOS Impresa, ka bashkuar shoqatat e biznesit, dhe institucionet qeveritare për të ndihmuar rreth “sulmit” kundër Camorras.

“Sot ne jemi në një fazë në të cilën fenomeni kriminal i uzurpimit po rritet, por po rritet në heshtje, pasi viktimmat të cilët kanë nevojë për ndihmonë e tyre po zhyten”, tha Luigi Cuomo nga SOS Impresa.

Sipas Euronews, sot ka mbështetje sociale, ekonomike dhe politike për njerëzit që nuk pranojnë këto veprimtari. Ka politika në vend dhe shoqata që mund t’iu ndihmojnë këtyre njerëzve.

Mimma Noviello është një nga katër fëmijët e Domenico Noviello. Ky i fundit ishte një sipërmarrës vendas i vrarë në vitin 2008, nga një prej klaneve të Camorrës, Casalesi, pasi ai nuk pranoi të paguante këto para të huazuara nga mafia.

Domenico dhe familja e tij e kishin njoftuar policinë atë kohë dhe disa prej tyre ishin burgosur. Megjithëse ai u qëllua shtatë vjet më vonë nga mafia – dhe mori 13 plumba.

“E kuptova se vrasja e tij ishte një paralajmërim. Ata e vranë atë për të trembur të tjerët”, tha Mimma Noviello për Euronews.

Eksperti i kriminologjisë, Paolo Miggiano, i cili u bë edhe mik i familjes Noviello, tregoi historinë në librin “The Other Casalese”, i cili sapo është botuar.

Ndërkohë, ekspertët kanë frikë se Italia Jugore përballet me një shërim të gjatë dhe të dhimbshëm si rezultat i COVID-19 dhe ndryshe nga Veriu, ka shumë më shumë pabarazi sociale dhe nuk po adresohet.