Revoltë e madhe ka përfshirë degën e BDI-Tetovë, pas rikonstruimit të qeverisë, në të cilën nuk kishte asnjë ministër të propozuar nga dega e BDI-së në Tetovë.
Me këtë veprim, si duket brenda BDI-së ka pakënaqësi dhe përçarje të shumta, e sidomos pas dështimit në Referendum dhe në zgjedhjet Presidenciale. Kohë më parë u përfol edhe për kalime të mëdha nga BDI në Levizjen Besa. Mes emrave që u përfolën ishte edhe Hazbi Lika i cili u shkarkua nga posti i zëvendës kryeministrit./Albanews24