Rexhepi: Ne pranuam ofertën për koalicion trepalësh, por ASH nuk po e konkretizon (VIDEO)

202

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi në një prononcim për TV21 ka deklaruar se edhe për skaj qëndrimeve tona, për hir të votës shqiptare, pranuam ofertën e Aleancës për Shqiptarët për koalicion trepalësh. Por Rexhepi tha se ASH nuk po e konkretizon këtë bashkëpunim duke thirrur të ulemi të tre palët.

Përndryshe, rikujtojmë se Alternativa ka refuzuar këtë ofertë të kreut të ASH-së Ziadin Sela.

Prononcim për TV21 deri ku janë bisedimet

Prononcim për TV21 deri ku janë bisedimet"Ne si Lëvizje BESA e pranuam apelin e Aleancës për Shqiptarët dhe insistimin e tyre për një bashkëpunim trepalësh edhe përskaj vërejtjeve tona, qendrimeve tona parimore që një koalicion i tillë nuk do të kishte patur efektin si koalicionim të pastër opozitar dhe tash mbetët ASH-ja të sqaroj pse nuk po ndodhë, pse nuk po ulen tre subjektet politike shqiptare për t'a jetësuar atë ide."

Posted by Kastriot Rexhepi on Tuesday, 7 January 2020