Rexhepi në ‘Rruga Drejt’: Nëse shtyhen zgjedhjet, Zaev përsëri del mashtrues

49

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi sonte ka qenë i ftuar në emisionin Rruga Drejt në Alsat M, ku mes tjerash ka folur rreth shtyerjes së zgjedhjeve. Sipas tij nëse zgjedhjet shtyhen, Zaev përsëri tregon veten si mashtrues.

“Nëse nuk respektohen marrëveshjet e aritura në takime të liderëve siç është ajo për datën e zgjedhjeve të parakohshme do të duhet të kthehet praktika që që edhe faktori ndërkombëtar të jetë prezent në të ardhmen si garantues i marrëveshjeve. Kryeministri Zaev nuk duhet të shkelë fjalën e dhënë.” – deklaroi Rexhepi.