NËNKRYETARI I LËVIZJES BESA, KASTRIOT REXHEPI KA SHKRUAR NË RRJETIN SOCIAL FACEBOOK SE NEVOJITET GJYKATË SPECIALE PËRVEÇ PROKURORISË SPECIALE.”
Ja shkrimi i plotë;
Për të gjithë ato që nuk pajtohen dhe iritohen me proceset e ngritura nga PSP që mbetën pa epilog, përkujtoj se Lëvizja Besa në vitin 2015 në platformën e ofruar për dalje nga kriza kërkoi përveç formimit të Prokurorisë Speciale, formimin edhe të Gjykatës Speciale për ti procesuar rastet. Për fat të keq kjo nuk u bë, LB nuk mori mandatin në vitin 2016 për të qenë partner qeveritar për të insistuar në formimin e gjykatës speciale dhe çdo ditë e më tepër parashtrohet pyetja për çka na duhet prokurori speciale kur të gjitha rastet do të refuzohen nga gjykata apo stërzgjaten për mos të marë epilog.
Edhe revolucioni laraman protestën e fillonte nga para zyrave të PSP-së, me brohoritje “pa drejtësi, ska qetësi” të shoqëruar me pankarta me portrete të gjykatseve nga PSP, por ja ku jemi para skadimit të mandatit dhe pa drejtësi edhe me qetësi për kriminelët, oligarhët dhe abuzuesit në petkun e funksionarëve të lartë.
Pra të dashurit e mi, herën tjetër nëse doni drejtës,i mendoni kë zgjidhni dhe sa ato do të duanë të ketë drejtësi, duke e ditur se drejtësija do të duhet të fillon nga ato vetë. Përndryshe do vazhdojë avazi i vjetër dhe atëherë nuk do keni të drejtë të ankoheni për gjendjen se me dorën tuaj ja mundësoni.
#mospritdrejtësingatëpadrejtët