Rezultatet e maturës shtetërore, dëshpëruese

16

Rezultatet e maturës shtetërore edhe një herë dëshmuan cilësinë e dobët të arsimit në vend. Nota mesatare 3.47 jep sinjalin e fundit se duhet nisur reformat e brendshme në arsim, vlerëson profesori Avzi Mustafa. Ai shton se reforma e lartpërmendur duhet të përfshijë edhe orientimin profesional të nxënësve nga cikli fillor, përmirësimin e teksteve shkollore dhe metodën e mësimdhënies.

Ajo që mu më brengos, Byroja për zhvillimin e arsimit duhet të kthejë ata këshilltarë të cilët dikur kryenin procesin mësimor në shkolla, ku ata I udhëzonin për dobësitë që paraqiteshin, tani ajo mungon dhe ajo që është më kryesore, te ne nuk ekziston edhe orientimi profesional që duhet të bëhet që prej në shkollë fillore ku nxënësi duhet të përcaktohet për ato profesione për të cilat kanë prirje, talent dhe e dëshirojnë por jo me imponime ku prindërit i dërgojnë a nuk kanë dëshirë”-tha Avzi Mustafa, profesor.

Nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thonë mossuksesi i maturës shtetërore në fakt është suksesi real që nxënësit kanë treguar. Kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov vlerëson se rezultatet e dobëta janë si pasojë edhe të pagave të ulëta të mësimdhënësve dhe kushteve për mësim.

MARKETING 420 x 60

Mësimdhënësit në Maqedoni marrin paga më të ulëta në rajon, mos të flasim me gjerë në Ballkan ose Evropë. Para se gjithash duhet të investohet te mësimdhënësit, ti ndihmohet atij të ketë jetë dinjitoze si punonjës shkencor dhe pastaj të kërkohen rezultate nga ai. Në të kundërtën, sipas vlerësimeve të mia tashmë një kohë të gjatë në arsim kemi grevë të ashtuquajtur të bardhë, punohet aq sa duhet të punohet. Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e testimeve ndërkombëtare se njohuritë, aftësitë dhe guximi i nxënësve tanë mbeten mbrapa moshatarëve të tyre në Evropë dhe botë”-pohoi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Një ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Qendra e Provimeve shtetërore publikuan rezultatet e maturës shtetërore që u zhvillua nga 1 deri më 13 qershor. Nota mesatare këtë vit është 3.47 për dallim nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3.42./am/