Rifillon edhe sivjet Menza Studentore në Tetovë

37

“ME BISMILAH EDHE KËTË VIT FILLOJMË ME MENZËN STUDENTORE!

Të nderuar,

Ju njoftojmë se nga data 14.10.2019, E Hënë, startojmë përsëri me Menzën Studentore, projekt i cili për të tretin vit rradhazi u qëndron afër studentëve tanë që studjojnë në Tetovë, qytetin tonë!

Numri në Menzën Studentore për sivjet është 110 (studentë të vendeve të ndryshme si Kosova, Shqipëria dhe një pjesë nga Maqedonia).

Qëllimi ynë është që të arrijmë numrin sa më të lartë të atyre që kanë më së shumti nevojë për ndihmë (duke arritur që në menzë të shtojmë edhe studentët meshkuj por kjo varet nga gjendja financiare (pasiqë tani kemi vetëm vajza).

Ndërkaq, ju bëjmë thirrje bamirëse juve që jeni shtylla e shoqatës sonë, sepse harxhimet janë të mëdhaja dhe s’mund të përballohen lehtë.

Ju kishim lutur të n’a ndihmoni me solidaritetin tuaj dhe me sadakanë tuaj që në këtë kohë kur studentëve t’u afrohen provimet t’ju kursejmë:
– kohen e tyre të shtrenjtë
– buxhetin e tyre solid
– vështirësitë e tyre studentore.

NJË DREKË PËR STUDENTIN KUSHTON VETËM 2 EURO!

O Zot na jep sinqeritet, bereqet dhe na ndihmo ashtu siç din Ti t’i ndihmosh robërit e Tu, të cilët duan vetëm se t’u bëjnë mirë njerëzve, e në veçanti atyre që i takojnë klasës që në të ardhmen do të jenë krenaria jonë dhe e ardhmja jonë.
Amin!

Poashtu urojmë një semestër të begatë dhe të suksesshëm për studentët!

Me respekt, SH.H. Agimi i Bamirësisë!” – thuhet në kumtesën e Shoqatës Humanitare ”Agimi i Bamirësisë”.