Rinia e BESËS ia dhurojnë kryeministrit një bisht fshese (VIDEO)

135

Një grup të rinjësh, përfaqësues të Lëvizjes Besa dorëzuan para qeverisë fshesë e cila simbolikisht propozon premtimin e kryeministrit për pastrime në kabinetin e tij dhe në radhët e pushtetit por se, sipas tyre, nuk u përmbushën pritshmëritë e opinionit. Ata thonë se mos-ndryshimi i më shumë ministrave është një tregues tjetër që kjo qeveri duhet të bie.

“z.Kryemnistër, pasi që ju nuk arritët të përdorin “fshesën” që ju vet e paralajmëruar, ne po ju sjellim këtu para qeverisë bishtin e fshesës që ju ta keni si kujtim dhe në seancat qeveritare së paku tja jepni në përdorim ministrave që nuk i dëgjohet zëri dhe që nuk dinë se për çka janë në kabinetin tuaj.

Poashtu z.Kryeministër mos harroni që bishtin e fshesës të ndani në mënyrë proporcionale me partnerët tuaj të koalicionit të cilët do mendojnë se i jepni ndonjë dhuratë të çmuar pasi që nuk arritët ti pastroni me “fshesën” që vetë paralajmëruat!” – tha Liridon Useini, kryetari i Forumit Rinor të BESËS.