Konferenca me gazetarët e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Tetovë:
Të nderuar përfaqësus të mediave
Të nderuar qytetarë
Situata politike në Maqedoninë e Veriut, vazhdon të mbetet kaotike dhe me pak shpres për ndërtimin e një të ardhme të shëndosh dhe kualitative. Tetova vazhdon të përballet me probleme të shumta, për ujin e pijshëm, rrugët me gropa e shumë probleme të tjera që u tangojnë qytetarëve.
Kryetarja e Komunës aspak nuk kujdesët për hallet e qytetarëve, por kujdesët vetëm për interesat personale dhe klanore.
Po ua përmendi borxhet që ka kryetarja e komunës ndaj qytetarëve të Tetovës:
Ndertimi i bulevardit v.s Bato
Ndertimi i stacionit te autobusve
Vënia në funksion e transportit publik
Furnizimi i pajisjsve urbane
Pastrimi i deponive te egra
Ndertimi i deponise per mbeturinat komunale
Ndertimi i sistemit te ujesjellesit ne fshatin llace
Ndertimi i ures ne rrugen Tetove brodec
Rekonstruimi i rrugeve nga gropat e ndryshme
Dhe në fund, kryetarje e komunës së Tetovës, e meriton një trëndafil të kuq, për të gjitha këto arritje të pabëra për qytetarë e komunës së Tetovës.
Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, 13.06.2019