Rita Ora kritikohet ashpër për skenën e vezëve në klipin e ri, e quajnë shpenzim të kotë në këtë kohë krize ushqimi

31

Rita Ora po merr disa kritika në internet.

Pas premierës së videos muzikore për këngën e saj më të re “How to be lonely”, këngëtarja 29-vjeçare u prit me disa reagime në rrjetet sociale për skenën e rrëmujës së saj në dhjetëra vezë të copëtuara – veçanërisht në kohën kur mungesa e ushqimit është më se e diskutueshme për shkak të krizës globale shëndetësore.

Skena e realizuar në formë artistike dhe e menduar mirë nga regjisori i famshëm Dave Meyers, duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë, shkruan JustJared.

Kjo pasi një pjesë e përdoruesve të rrjeteve sociale kanë nisur edhe talljet në internet lidhur me këtë skenë.

“Rita Ora është arsyeja që nuk kam arritur të gjej vezë gjatë dy javëve të fundit”, shkroi një përdorues në rrjetin social Twitter.

 

“Por a i keni harxhuar me të vërtetë të gjitha ato vezë? Ju lutem më thoni që është një lloj mashtrimi sepse… Nuk mundem”, shkroi një tjetër.

 

“Sapo jam alarmuar nga diçka që kam zgjedhur të lexoj që Rita Ora shtrihet në vezë në videon e saj të re muzikore?? Jam shumë e prekur emocionalisht nga kjo. Aq shumë vezë, të tretura. Të pagatuara dhe të grimcuara, ndaloni Ritën të shpenzojë kot vezët”, shkroi një i tretë në Twitter.

 

Këngëtarja shqiptare përndryshe ka nisur së fundmi një iniciativë bamirëse të titulluar “Stop the Spread”.

 

Kjo fushatë ka të bëjë me bluzat që janë nxjerrë në shitje me mesazhe ndërgjegjësuese, fitimet e të cilave shkojnë në ndihmë të të prekurve me coronavirus.