Rivaldo: Ky do të jetë sezoni i fundit i Messit te Barcelona

22

Ish sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo beson se bordi i ri i Blaugranave nuk do të mund ta bindë Lionel Messin të qëndrojë në klub dhe argjentinasi do të largohet nga Camp Nou në fund të edicionit 2020/21.

Kapiteni i Barcelonës kërkoi të lirohej nga klubi në verë, por ish-bordi refuzoi ta linte të shkonte si transferim falas.

“Barcelona tashmë ka negociuar disa shkurtime të pagave me lojtarët dhe gjithashtu u përpoq të bënte një prerje të përgjithshme që u refuzua nga skuadra, kështu që, kjo nuk është e re për lojtarët”.

“Kjo përforcon idenë se arritja e një marrëveshje për të rinovuar kontratën e Messit do të jetë e vështirë pas duhet të reduktohet paga e tij”.

“Sigurisht, Messi do të ketë oferta më të mira nga klube të tjera dhe tashmë u përpjek të largohet nga klubi në fund të sezonit të kaluar. Unë nuk mund ta shoh se si bordi do ta bindë atë që të rikthej atë vendim”.

“Sipas mendimit tim, vetëm fitimi i Ligës së Kampionëve ose La Ligës këtë sezon, ose të kesh [Ronald] Koeman si trajner që ekipi luan një futboll të bukur mund ta bindë Messin të rishikojë opsionet e tij. Për fat të keq, kam frikë se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me klubin”, ka thënë Rivaldo.