RMV, Kuvendi do të tentojë sot sërish ta votojë ligjin për regjistrim

1

Deputetët e shumicës pretendojnë se sot do të ketë kuorum në Kuvend që të mund të votohet ligji për regjistrim, i cili deri më tash nuk kishte 61 deputetë në sallë, pasi javën e kaluar përfundoi diskutimi treditor. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, e caktoi për sot vazhdimin e seancës 29, ku në rend dite është edhe ligji për regjistrim me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropia, transmeton Portalb.mk.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka paralajmëruar se do ta mbështesë ligjin për regjistrimin e popullsisë, i cili duhet të zbatohet në prill.

Ndërkohë, VMRO – DPMNE nuk heq dorë nga qëllimi për të anuluar këtë ligj, pasi të miratohet. Kjo parti paralajmëroi mbledhjen e më së paku 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve për të dorëzuar propozim ligj për anulimin e ligjit për regjistrim.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002.

Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.