Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të diskuton për interpelancën e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov të dorëzuar nga deputetët e VMRO – DPMNE-së dhe partisë “E majta”. Kjo është dakorduar në seancën koordinuese të koordinatorëve të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhafer që është mbajtur të hënën, transmeton Portalb.mk.
VMRO – DPMNE përpos interpelancës për zëvendëskryeministrin, paralajmëroi interpelancë edhe për zëvendëskryeministrin për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski dhe për ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Për dy interpelancat këto ditë informoi ish kandidatja për presidente të shtetit dhe deputetja aktuale e VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova, e cili i ka theksuar këto dy funksionarë si më të përgjegjshëm për korrupsionin në vend, me të gjitha gjasat si shteti më i korruptuar evropian dhe një ndër më të korruptuarit në botë.
Interpelanca ndaj Dimitrovit është dorëzuar nga më shumë se 30 deputetë nga partitë opozitare në Kuvend.
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka vërejtje për Dimitrovin, pasi me mos shkuarjen e tij në diskutimin e komisionit, ka treguar sipas tyre, mosrespekt të Kuvendit. Sekretariati për Çështje Evropiane është pasiv dhe pa llogaridhënie për 100 ditët e para, ndërsa arsye e tretë për interpelancën është hutia e opinionit me pretendimin e Dimitrov se Maqedonia ka vendim për fillim të negociatave.