RMV, prej sot nuk paguhet doganë për dërgesat me vlerë deri në 90 euro

19

Me ndryshimet e Rregullores për zbatimin e ligjit doganor dhe për lirimin nga pagesa për import, prej sot nuk do të paguhet doganë për dërgesat e vogla me vlerë deri 90 euro, pragu që deri më tani ka qenë 45 euro.

Nga Ministria e Financave kanë sqaruar se kanë vendosur për këtë hap pasi që është rritur e-tregtia, por edhe pse Komisioni Evropian ka rekomanduar.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, blerja online në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019-të është rritur për 14% në krahasim me vitin 2018-të.