Cristiano Ronaldo ka vendosur të shesë vilën e tij të fshehtë, flitet se i interesuari kryesorë është shoku dhe mikut i tij Pepe. Bëhet fjalë për një vilë gjigante me vlerë mbi 2 milionë e gjysmë euro, për të cilën ka qasje vetëm nëpërmjet helikopterit.
Vila është e në sipërfaqe në mbi 5000 m² , hapësirë kjo që mundësoi ndërtimin e një heliporti, pa të cilin shtëpia do të ishte tërësisht e paarritshme, për faktin se është e rrethuar nga një pyll i dendur, pjesë e parkut kombëtar, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.
Shtëpia luksoze është e pajisur me me Jacuzzi, banjo turke dhe shumë pajisje të tjera luksoze. Ylli portugez ka vendosur që pronari i ardhshëm të jetë mbrojtësi i Portos, Pepe. Pavarësisht miqësisë mes të dyve, sikurse raporton “Correio de Da Manha”, shtëpia nuk zhvlerësuar dhe as nuk është shitur me çmim të reduktuar. Rreth dy milionë e gjysmë euro, dhe Ronaldo ndihet se nuk ka humbur.