Ronaldo thotë se debati kush është ‘Ronaldo i vërtetë’ duhet ta ketë mërzitur Cristiano Ronaldon

58

Si të bëjmë dallimin mes Luis Nazario Da Lima Ronaldos dhe Cristiano Ronaldos dhe cilit t’i japim përparësi në këtë emër. 

Sulmuesi i Juventusit e ka vuajtur gjithmonë këtë gjë pasi iu është dashur ta kalojë nivelin e emrit të tij brazilianit, duke nderuar një karrierë të jashtëzakonshme.

MARKETING 420 x 60

‘Ronaldo origjinali’, apo ‘Ronaldo i trashë’ janë përdorur shpesh si dy emrat që e kanë përshkruar dy hrë fituesin e “Topit të Artë”.

Braziliani është pyetur nga Fabio Cannavaro në një bisedime në Instagram në lidhje me emrin ‘Ronaldo i vërtet’, ku 43-vjeçari tha: “Për CR7, duhet të jetë e mërzitshme të dëgjoj që unë jam Ronaldo i vërtetë”.

“Njerëzit nuk mund të krahasohen. Cristiano do të mbetet në historinë e futbollit për golat dhe për vazhdimësinë që ka arritur. Ai do të mbetet një nga më të mirët, si Messi”, ka deklaruar ‘Fenomeni’.