Rritje masive e vrasjeve në SHBA në vitin 2019

20

Viti 2019 është viti në të cilin u shënuan në SHBA më shumë vrasje masive se në çdo vit tjetër që nga fillimi i regjistrimeve të këtij fenomeni.

Të dhënat e grumbulluara nga Associated Press (AP), USA Today dhe Universiteti Verilindor tregojnë se ka pasur gjithsej 41 incidente të kësaj natyre dhe 211 vdekje.

Vrasjet masive përcaktohen si rasti kur katër apo më shumë persona humbin jetën në të njëjtin incident, duke përjashtuar agresorin.

Ndër më vdekjeprurës llogaritet të jenë vrasjet e 12 personave në Virginia Beach në maj dhe 22 në El Paso në gusht. Nga 41 rastet që shënjuan 2019-tën, në shumicën dërrmuese të tyre, 33 janë përfshirë në armë zjarri. Kalifornia kishte numrin më të madh të vrasjeve masive për shtet, me tetë të tilla. Kjo bazë të dhënash ndjek vrasjet masive në SHBA që nga viti 2006, por hulumtimet që shkojnë pas deri në vitet 70`, nuk zbuluan as ato ndonjë vit tjetër që të kishte më shumë vrasje masive.

I dyti në listë vjen pikërisht 2006-ta, me 38. Ndërkohë, edhe pse viti që po lëmë pas mban rekordin e numrit të incidenteve, bilanci i vdekjeve ka qenë më i madh në 2017-tën. Shifra e regjistruar atëherë, 224 u rëndua për shkak të episodit më vdekjeprurës në historinë e SHBA, kur 59 njerëz u qëlluan për vdekje në një festival në Las Vegas.