Rubin Zemon: Të pakta janë mundësitë që të ndryshojë modeli zgjedhor

25

Deputeti Rubin Zemon njëri nga 17 deputetët që kanë inicuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sot në konferencë për shtyp tha se mijëra amendamentet janë dorëzuar për të bllokuar ndryshimet.

Ai tha se të vogla janë mundësitë që të ndryshohet sistemi zgjedhor, nga gjashtë në një njësi zgjedhor në vend.

Zemon megjithatë ju bëri thirrje VMRO DPMNE-së dhe BDI-së që të tërhiqen nga bllokada dhe të ulen dhe të bisedojnë për zgjidhje të përbashkët.

“Është i qartë qëllimi për bllokim, me numër aq të madh të amendamenteve nuk mund të përfundojë diskutimi në komisione. Amendamentet janë të palogjikshëm dhe të paqartë dhe duket se nuk e kanë për qëllim t’i tërheqin, pasi nuk janë vendime të deputetëve, por vendime politike. I ftojmë edhe një herë që të ulemi dhe të debatojmë dhe t’i miratojmë ndryshimet, pasi sipas hulumtimeve tona mbi 75 përqind janë për një njësi zgjedhore”, tha Zemon.

Ai tha se nuk ka informacione kur do të fillojë diskutimi për amendamentet, duke shtuar se për këtë është dashur të vendosë kryetari i Komisionit për Sistem Politik, Aleksandar Kiracovski.