Rusia ka filluar me prodhimin e sistemit mbrojtës kundërajrore S-500 ,,Promotej”, ka deklaruar shefi i korporatës shtetërore Rosteh Sergej Çemezov për televizionin rus Rusia 1.
“Po krijojmë armë të re bashkëkohore. Dhe deri sa të shesim S-400m neve në ndërkohë do të ndërtojmë S-500. Ajo do të bëhet edhe më bashkëkohore. Nuk do të kisha dëshiruar të flas tani për këtë sistem, ushtria ende nuk e përdor. Mirëpo, mendoj se së shpejti do të furnizohen me të” ka deklaruar Çemezov.
Mediet perëndimore kanë shkruar se sistemi i ri kundërajror rus për momentin është më i miri në botë dhe raketat amerikane nuk munden ti bëjnë absolutisht asgjë.