Sa më shpejt që mundet, të ulet taksa për higjienë personale nga 18% në 5%

3

Nëntëdhjetë përqind e studentëve femra në mjediset rurale nuk shkojnë në shkollë, katër deri në pesë ditë në muaj, gjatë ditëve kur kanë një cikël mujor dhe 75 përqind e nxënësve femra në zonat urbane mungojnë nga shkolla dy deri në tre ditë në muaj për të njëjtat arsye. Kjo për shkak se nuk ka kushte për ruajtjen e shëndetit menstrual në shkolla dhe kostoja e lartë e produkteve të higjienës, transmeton Meta.

Meqenëse kjo është një temë e rëndësishme që duhet të adresohet në mënyrë sistematike, biseduam me mjekë në Institutin e shëndetit publik për higjienë dhe kushtet në tualetet e shkollave në të gjithë vendin. Pyetëm edhe në Ministrinë e financave nëse planifikojnë të ulin tatimin për produktet e higjienës për t’i bërë ato më të arritshme për qytetarët, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ka vajza që përdorin gazeta gjatë periudhës së ciklit, sepse nuk janë në gjendje për të blerë jastëke. Kemi biseduar edhe me përfaqësuesit e organizatës “Gazetarë për të drejtat e njeriut”, të cilët me mbështetje të ambasadës së Britanisë së Madhe po e realizojnë projektin për shëndetin menstrual në vend.

MARKETING 420 x 60

Ministria e financave nuk u përgjigj nëse planifikojnë të ulin taksën për produktet e higjienës personale për t’i bërë ato më të qasshme, veçanërisht për persona nga familjet e rrezikuara në aspektin social, të cilët nuk mund të blejnë jastëk.  Jozyrtarisht, ata thonë që nëse do të ulej tatimi, çmimi i jastëkëve më të lirë do të ulej për 5-6 denarë, që ata thonë se është një lehtësim i parëndësishëm për familjet e madje edhe për familjet e rrezikuara në aspektin social. Përshtypja është se ata nuk mendojnë për të ulur tatimin, por nëse do të urdhërohej nga BE për të zbatuar këtë masë, ata ndoshta do të shikonin rëndësinë e këtij problemi ndryshe.

Natasha Dokovska nga “Gazetar për të drejtat e njeriut” thotë se ky është një problem që OShC-të nuk mund ta zgjidhin, por nevojitet një zgjidhje sistemore.

“Kjo duhet të vendoset nga shteti dhe autoritetet lokale. Adaptimin e tualeteve e filluam ne, thamë se cilat janë standardet dhe çfarë duhet bërë, kështu që tani ajo që duhet në nivel kombëtar dhe lokal është që të fillojë adaptimi i tualeteve në gjithë vendin, përkatësisht adaptimin e të paktën një tualeti në çdo shkollë. Kjo do të kontribuojë që të sigurohet qasje për çdo vajzë. Vajzat duhet të kenë qasje në mjetet për shëndetit menstrual – jastëkët. Hulumtimet tregojnë se ata nuk kanë qasje. Në familjet e rrezikuara në aspektin social me më shumë anëtare femra që janë në periudhë aktive riprodhuese dhe kanë vetëm një të ardhur minimale familjare, 15 deri 17 përqind e parave duhet të jepen për jastëkë. Ata vendosin të blejnë bukë dhe qumësht me para, në mënyrë që të mbijetojnë, në vend që të blejnë jastëkë”, shpjegon Dokovska.

Organizata, shton ajo, duke ndjekur tendencat në Evropë, ka iniciuar uljen e taksës së mjeteve për higjienë personale nga 18% në 5%, kështu që këto para janë për drejtim me nevojat themelore të njeriut dhe jo një send luksoz.

Dr Mihail Koçubovski nga Institutit për shëndet publik thotë se nevojitet vullnet politik për të zgjidhur këtë problem dhe për të mundësuar funksionimin e tij. Me kalimin e viteve, higjiena në tualetet e shkollave është përmirësuar, e njëkohësisht edhe gjendja me ujin e pijshëm në shkolla është solide. Është shumë e rëndësishme, thotë Kuchubovski, që autoritetet ta trajtojnë shëndetin menstrual si prioritet.

“Ekziston një iniciativë për të ulur taksën për produktet e higjienës personale. Është artikull luksoz që duhet të bëhet një artikull i higjienës jo-luksoz, pasi është domosdoshmëri e përditshme për gratë dhe vajzat. Nëse çmimi bie, atëherë do të mund të përpiqemi të lobojmë në parlament për të bërë ligj që detyron ndarjen e këtij artikulli në shkolla. Tualetet kanë nevojë për përshtatje. Në tualetet e femërave, duhet të ketë një rubinet në kabinë, në mënyrë që vajzat të lahen me ujë të ngrohtë, duhet të ketë sapun dhe duhet të ketë dy kosh mbeturina. Njëra për letër të thjeshtë dhe tjetra vetëm për produkte të higjienës personale të përdorur. Është krejt çka duhet të bëhet për të ruajtur higjienën menstruale”, thotë Koçubovski.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh që duhen para për të funksionuar në këtë mënyrë, shton ai, është më mirë kur e gjithë kjo të zgjidhet me ligj.

“Vetëqeverisja lokale është përgjegjëse për shkollat ​​sepse komunat janë themeluesit e tyre. Fëmijët në shkolla duhet të kenë mjete të rregullta të higjienës dhe shëndetit menstrual. Ato nuk janë të sëmura, por mosrespektimi i higjienës së duhur menstruale mund të çojë në sëmundje. Për shkak të mirëmbajtjes së papërshtatshme të higjienës, vajzat mungojnë nga shkolla çdo 4-5 ditë gjatë muajit. Duhet t’iu sigurohet dinjitet, të sigurohen kushte për higjienë.  Kështu që nuk do të ketë mungesa të panevojshme nga mësimi”, konsideron Koçubovski.

Jastëkët tani janë të shtrenjtë, implikimet financiare janë gjithmonë problem, prandaj duhet të ulet taksa, shtoi ai.

“Nëse zvogëlohet tatimi, implikimet financiare do të jenë shumë më të vogla sesa zgjatja e qëndrueshme e masës, e cila është publike-shëndetësore. Kur i jepni secilës shkollë një kontingjent të artikujve për mirëmbajtje të higjienës personale, kur kostoja ulet me një shumë të caktuar, implikimet financiare sigurisht që do të jenë më pak. Nëse ekziston vullnet i mirë politik, e gjithë kjo mund të funksionojë. Do të vlerësohet sa shkolla ka, sa tualete duhet të adaptohen”, thotë Koçubovski.

Ndryshe dy shkolla në Tetovë dhe Resnje tashmë kanë fituar tualete të adaptuara për ruajtjen e shëndetit menstrual. Kryetari i komunës së Resjnes Zhivko Gosharevski thotë se ai mbështet projektin për mirëmbajtjen e higjienës menstruale.

“Bëhet fjalë për rinovimin e tualeteve, për çka përpiqemi edhe ne si komunë. Kjo është nismë që e ngrit ndërgjegjësimin në një nivel më të lartë kur bëhet fjalë për këtë temë. Unë jam mjek, kështu që e di shumë mirë se çfarë nënkupton higjiena e mirë në shkollat ​​publike, përfshirë higjienën menstruale” thotë Gosharevski.

Përndryshe qëllimi i shteteve anëtare të BE-së është të zvogëlojë ose shfuqizojë taksat për tamponët dhe jastëkët. Në Spanjë dhe Francë tashmë janë ulur, sikurse në Gjermani. Produktet sanitare në shkollat ​​e Mbretërisë së Bashkuar janë falas. Në vendet skandinave ka disa vite që furnizimi me mjete për higjienë personale, përfshirë ato për ruajtjen e shëndetit menstrual, janë pjesë e tualeteve shkollorë.

Stigma dhe tabu rreth ciklit menstrual kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në dinjitetin, vetëbesimin dhe vetërespektimin e nxënëseve. Shumë vende të botës nuk flasin hapur për këtë. Vajzat kurrë më parë nuk kanë dëgjuar për ciklin menstrual përpara se ta përballen me atë, duke e bërë atë një përvojë të tmerrshme dhe konfuze. Është realitet mahnitës që 68 përqind të vajzave në Gana që nuk e kanë fare idenë se çfarë është.