Saidi: BDI po tregon se i ka partizuar institucionet

128

Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Sani Saidi nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar rreth ftesës së BDI-së për të marrë pjesë në llogari dhënien para qytetarëve për punët në komunën e Sarajit. Sipas Saidit, BDI- ja po tregon se i ka partizuar institucionet. Ja postimi i plotë i Sani Saidit:

“Komuna e Sarajit me këtë ftesë qartë tregon se është institucion i partizuar, gjegjësisht e BDI-së. Prandaj llogaridhënien e jep para antarëve të degës së BDI-së në Saraj, e jo në menyre transparente, para banorëve të kesaj komune.

Kjo është edhe një dëshmi shtesë se Komuna e Saraji nuk ju shërben banorëve të saj, por strukturës lokale te BDI-se dhe disa individëve të cilët e kanë të kapur këtë institucion.

Banorëve te Sarajit dhe opinionit më gjërë ju themi se epoka e BDI-së do mbaroj me 12 Prill dhe se ndryshimi do të vij edhe në Saraj. Gjegjesisht do te çlirohet komuna nga kthetrat e BDI-se, dhe do jetë në funksion të banorëve te saj.

Modelin për një qeverisje të mirëfilltë e gjeni në komunën e Zhelinës, e cila udhëhiqet nga kuadro të Lëvizjes BESA, ku pos tjerash edhe llogaridhënien komuna çdo vit e bënë para banorëve të vet me transparence të plotë.

Koha per veprim! Me BESË!” – shkruan Saidi.