Sead Koçan nuk është paraqitur edhe sot në Idrizovë

24

Mëngjesin e sotëm rreth orës 8, Drejtoria e burgut të Idrizovës ka njoftuar gjykatësit për ndërhyrje, pasi që edhe sot biznesmeni i dënuar Sead Koçan nuk është lajmëruar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin, i cili ishte dënuar në rastin e PSP-së, “TRUST”.

Kopan edhe dje nuk është paraqitur në burgun e Idrizovës. Ai ka pranuar urdhëresën, mirëpo sërish ka kërkuar shtyrjen e burgut për shkak siç ka thënë ai ka probleme me gjendjen shëndetësore. Ai ditë më parë është trajtuar në një klinikë private në Maqedoni.

Tani pritet veprimi i gjykatës të cilët në bazë ligjore janë të lidhur për të urdhëruar arrestimin e biznesmenit. Nga MPB-ja kanë theksuar se deri te ata ende nuk ka arritur asnjë urdhëresë për arrestimin e tij.

Koçan është dënuar me burgim prej 4 vitesh e 8 muaj për keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, shpërndarje të marrëveshjes për furnizime publike. Sipas aktvendimit, Koçan me dokumente të falsifikuara ka fituar tender në vlerë prej 17 milionë eurove.

Biznesmeni duheshe të paraqitet fillimisht në burgun e Idrizovës më 17 korrik, mirëpo afati u anulua për shkak të kërkesa të tij për shtyrje të vuajtjes së dënimit.