Sekretari i partisë Alternativa, Skender Rexhepi Zejd, në një postim në Facebook ka kërkuar lirimin nga burgu të ish ushtarit të UCK-së, Tomor Morina i cili po kërkohet me një fletarrest të lëshuar nga shteti serb.
Edhe pse Zejd Rexhepi fajëson drejtësinë në RMV, ndërsa harron që partia e tij është pjesë e qeverisë të Zoran Zaevit, e cila ka arrestuar ish ushtarin e UÇK-së. Absurditeti tjetër i radhës i sekretarit Rexhepi është se sekretari shtetëror në ministrinë e drejtësisë, vijnë nga partia Alternativa, i cili është nga Tetova, Faton Selami, ndërsa lirimi i ish ushtarit të UÇK-së nvaret pikërisht nga dokumentacioni i Ministrisë të Drejtësisë dhe jo nga gjykatat e Maqedonisë së Veriut.
Ky reagim nuk është i pari i cili bëhet nga përfaqësues të pushtetit pasi që si Skender Rexhepi nga Alternativa ashtu edhe Ejup Alimi nga BDI disa herë kritikojnë sistemin e drejtësisë në vend, duke harruar ata janë pjesë e qeverisë aktuale të udhëhequr nga Zoran Zaevi./TopAlNews/