Selim Iljazi letër të hapur kryeministrit Zaev

41

Analist i diplomuar në shkencat politike, Selim Iljazi shkruan letër të hapur Kryeministrit Zoran Zaev:

“Kryeministër i Republikës së Maqedonis Veriore z.Zoran Zaev, me lejoni t’ju drejtohem me këtë letër të hapur mbi zërin e arsyes, reagoj në emrin timë personal.

Duke u mbështetur në situatën e rënd ekonomike, politike dhe kulturore në Republikën tonë me një gjendje ekonomike të keqe dhe të pa shpresë, vendosa t’u drejtohem, sepse koha po tregon paaftësinë tuaj vepruese si udhëheqëse shteti me pasuesit e juaja qeveritar. Sot populli i Maqedonisë së Veriut, qeveria institucionet e saj kanë humbur trendin politik për çka janë mandatuar, po edhe me fajin e popullit që ju dhanë votën në zgjedhjet elektorale, më në fund s’dihet ma kush është zot shtëpie, të zhytur në korrupsion, kriminalitet dhe vjedhje!. Ka kohë që kam menduar t‘ju drejtohem me një letër të hapur, ngase shpresat, durimi dhe pritja e gjatë dhe e stërgjatë skadojë, pa as edhe një shpresë që situata do të përmirësohet në të mirën, fillimisht të popullit që jeton në Maqedoninë e Veriut.

Shkas-motiv i kësaj letre të hapur është premtimi juaj para zgjedhjeve parlamentare.
Nuk është për ta ulur kokën sot pran jush, që ia vratë popullit shpresën për të jetua në Maqedoninë Veriore. Nuk mund ta ulim kokën pranë intrigantëve qeveritar, kur edhe një rruge nuk i latë popullit për një shpresë, që Maqedonia e Veriut do të bëjë progres në interesin e qytetarit. Nuk mund ta ulim kokën nga një klasë politike që keqpërdori vlerat dhe institucionet tona duke i lejuar lloj lloj LGBT-ja, me kriminalitet,vjedhje dhe keqpërdorime siç ishte rasti i fundit.
Shtrohet pyetja a me i ruajt dhitë ju votoj populli juve Kryeministër i Maqedonisë së Veriut?

Me shpërnguljen e popullatës nga Maqedonia e Veriut çfar planesh doni të realizoni? Kryeministër z. Zoran Zaev. Në këtë rast sa vjen e rritet akoma pakënaqësia duke konsideruar se në këtë vend nuk po vjen askush me investua. Në Maqedonin e Veriut, vrasja e shpresës kryhet pa zhurmë, ajo nuk bën bujë në media, por ajo arrin të trondisë familjarët, fiset, shoqërinë, vendin etj. Të çfarëdolloj kombësie qofshin, sot ka njerëz që vrapojnë të largohen prej këtij vendi. Në dritën e fundit të shpresës, përpiqen me forma të ligjshme e të paligjshme, sa më parë të ikin prej këtij pushteti të korruptuar.”