SH.H. Agimi i Bamirësisë e jep lajmin e madh: Edhe një shtëpi të re për skamnorët

89

“FALË ZOTIT, EDHE NJË SHTËPI DO TË NDËRTOHET PËR FAMILJEN LEKA!

Të nderuar vëllezër, ju njoftojmë se SH.H. Agimi i Bamirësisë në bashkëpunim me grupin e Grave shqiptare në Oslo, falë Zotit, do nisin ndërtimin e shtëpisë së re për familjen 5 anëtarëshe nga Tetova.

Kujtojmë se kjo shtëpi është shtëpia e 4-të me rradhë e punës së SH.H. Agimi i Bamirësisë për skamnorët.

Falenderojmë përzemërsisht donatorët dhe lusim Zotin që t’i shpërblejë me gjithë të mirat!” – thuhet në kumtesën e SH.H. Agimi i Bamirësisë.