Shahpaska: VMRO DPMNE do të na vendoste në situatë që në vitin 2030 të mos kishte fonde për pensionet

19

Ligji për pensionet prej 1 janarit nuk është një zgjidhje ad hoc, por pjesë e premtimit tonë parazgjedhor. Siç rritet paga minimale dhe mesatare, ashtu rriten edhe pensionet. Rritja e pagës minimale prej 15% dhe pagës mesatare prej 5% ka çuar në rritjen e pensioneve prej 700 denarë. Rritja e numrit të të punësuarve për më shumë se 60.000 në vetëm 2 vjet dhe një rritje prej 4.000 dhe 500 denarë të pagave mesatare kanë çuar në rritje të pensioneve. Gjithashtu, BPV-ja u rrit me 4%, tha deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska.

Ajo theksoi se rritja e pensioneve do të ishte edhe më e madhe nëse duhej të mbylleshe vrima prej 19 miliardë denarë në fondin e sigurimeve shëndetësore dhe pensioneve që e trashëguam, siç tha Shahaska, nga koha e VMRO DPMNE-së.

“VMRO DPMNE në vitin 2016 para zgjedhjeve solli rritje të pensioneve prej 500 denarë. VMRO DPMNE nuk do të na çonte në situatën që në vitin 2030 të mos ketë mjete në Fondin për Pensione, hendeku prej 2.5 miliardë denarë në kohën e VMRO DPMNE-së u rrit më shumë se 19 miliardë denarë. Duhej ta mbanim fondin në këmbë të shëndetshme”, tha Shahpaska.