Shefi i diplomacisë turke Çavusholgu në Shkup: Presim hapa konkret për FETO-n

11

Ministri për punë të jashtme Nikola Dimitrov ka zhvilluar takim me shefin e diplomacisë turke, Mevlud Çavusholgu, i cili gjendet në vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Ai deklaroi se FETO paraqet kërcënim për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera mike.

Ai është pritur në takim edhe nga zv/kryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, më vijoi edhe takimi midis delegacioneve të të dy institucioneve.

“Marrëdhëniet miqësore tradicionale të afërta mes dy vendeve janë shembull i vërtetë për ndërtimin e partneritetit strategjik, dhe në këtë kuptim, me kënaqësi mund të them se me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Kuvendit të Madh Popullor, Turqia dëshmoi mbështetjen shumëvjeçare të vendit tonë në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe euro- atlantik” – theksoi Osmani.

Në vazhdim të takimit dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë për thellimin e saj në të ardhmen, në kuadër të partneritetit strategjik afatgjatë, si dhe u hapën temat lidhur me integrimin evropian dhe perspektivat e vendit gjatë periudhës së ardhshme, në pritje të fillimit të negociatave në tetor.

Osmani dhe Çavushoglu këmbyen mendime edhe për gjendjet në rajon, duke theksuar se suksesi në tejkalimin e çështjeve të hapura të Maqedonisë së Veriut me fqinjët është shembull i shkëlqyer i Ballkanit që duhet të
jetë motivim dhe shtytje për të gjitha vendet tjera të Ballkanit.

Ministri Çavoshlogu, duhet që të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Çavusholgu, disa orë para se të arrijë në Shkup, në profilin e tij zyrtar në “Twitter”, shkroi se ai gjithmonë e ka përkrahur Maqedoninë, dhe do vazhdojë ta bëjë këtë, por ai pret hapa konkrete në raport me lëvizjen FETO, sepse ajo është e rëndësishme për Ankaranë, por gjithashtu edhe për të ardhmen e Shkupit.

Dimitrov dhe Çavoshlogu, në mëngjes në MPJ, lëshuan në përdorim pajisjen për digjitalizimin e arkivit të Ministrisë. Projekti është përkrahur nga Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Turqisë, ndërsa e financuar nga agjencia turke për bashkëpunim dhe zhvillim – TIKA.