Shefi i mirë

13

Kjo nuk do të thotë se shefi i mirë duhet të luajë rolin e prindit a të kujdestarit ndaj jush

Abdirahim Idrizi

Mirëpo, shefi i mirë ju sheh si bashkëpunëtorë, si aleatë që siguroni të mira materiale si për vete, ashtu edhe për të tjerët, i cili përpos jetës afariste, ka edhe atë intime.

Kur vëreni se po vjen shefi juaj, do të duhej të keni ndjenjën e vetëbesimit dhe të jeni të lumtur e jo t’ju rrokë nervoza dhe pasiguria.

Ndoshta gjëja më e mirë në gjithë këtë çështje është se kur punoni për shefin e vërtetë dhe keni punë të përshtatshme, ju do të ndiheni të lumtur dhe të relaksuar.

Qeshni sa të mundeni në punë.

Kënaquni me veten tuaj dhe ndihuni të vlefshëm dhe të rëndësishëm si i punësuar dhe si person.

Puna për shefin është mënyra e mirë për të fituar më shumë dhe për të përparuar më shpejt. Merreni përsipër iniciativën me qëllim që të përmirësoni raportin tuaj me shefin.

Shkoni deri te shefi juaj dhe bisedoni me të në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sinqerisht, me qëllim që të tregoni më shumë efikasitet në punë.

Thoni shefit tuaj se ç’është ajo që do t’ju ndihmonte që të ndiheshit më të lumtur dhe në këtë mënyrë ju do të mund të kontribuoni më shumë në organizatën tuaj.

Njerëzit që janë gazmorë dhe optimistë gjithmonë janë më të pëlqyer dhe më të respektuar.

Një nga parakushtet më të rëndësishme të suksesit tuaj është ajo se sa i përshtatshëm do të jeni ndaj të tjerëve dhe si do të gjendeni në punën ekipore.