SHGM: Dënojmë fyerjet e zëdhënësit Dimçe Arsovski kundër gazetarit Furkan Saliu

14

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër deklaratën e pahijshme të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski drejtuar gazetarit të TV Klan, Furkan Saliu.

“Sot Arsovski në profilin e tij në Fejsbuk akuzoi publikisht gazetarin Saliu për përhapjen e nacional-romantizmit dhe lajmeve të rreme. Ai më tej akuzoi Saliun se në prag të zgjedhjeve është duke punuar për agjendën e partisë politike LSDM. SHGM beson se sulmi i tillë i një politikani ndaj gazetarit jep një shembull të keq në shoqëri, veçanërisht në kushte kur janë duke u afruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky është një shembull i shkëlqyeshëm për atë se si një politikan nuk duhet të komunikojë publikisht me gazetarët”, shprehen nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Ata kërkojnë nga zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së të kërkoje falje publikisht për qëndrimet e tij, dhe nëse ai nuk e bën atë, kërkojmë nga VMRO-DPMNE që të distancohet nga qëndrimet e tij në mënyrë që të mos kuptohen në opinion se ky etiketim është bërë në emër të partisë VMRO-DPMNE, por në emër të një individi.

“Përkujtojmë se nëse politikanët ose qytetarët kanë ndonjë vërejtje për punën e gazetarëve dhe mediave për shkak se kanë shkelur Kodin e gazetarëve gjatë raportimit, atëherë ata duhet të drejtohen tek Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni ose te Këshilli i Nderit në SHGM”, thuhet në fund të njoftimit.