SHGM: Të dënohet personi që kërcënoi gazetaren Meri Jordanovska

7

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetares dhe zëvendës kryeredaktorit të “A1on”, Meri Jordanovska.

Sipas mesazheve të publikuara nga Jordanovska, kërcënuesi e fyente atë duke kërcënuar se “do t’i krijojë një nekrolog”.

MARKETING 420 x 60

“Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike që urgjentisht të fillojnë një hetim dhe të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të sanksionuar shpejt këto kërcënime. Kërcënimet tanimë janë paraqitur në Sektorin e Krimit Kompjuterik dhe të Forenzikës Digjitale në MPB, dhe u bëjmë thirrje institucioneve të reagojnë sa më shpejtë me qëllim që të parandalohen raste të tjera në periudhën në vijim”, shprehen nga SHGM.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë paralajmëroi se përpara zgjedhjeve, kërcënimet ndaj gazetarëve dhe punonjësit e mediave kanë tendencë të rriten. Këto kërcënime paraqesin vepra penale dhe përpjekje për të censuruar median.

“Në të njëjtën kohë, ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të dënojnë me forcë kërcënimet, në prag të zgjedhjeve të parakohshme të demonstrojnë qëndrim korrekt ndaj gazetarëve dhe t’u tregojnë anëtarëve të tyre se sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë vepra penale dhe për ato do të duhet të përgjigjen në gjyq”, thuhet në fund të njoftimit.

Loading...