Shiko: Momenti kur portieri i Tunizisë e bëri ‘Kepan’ – refuzoi të zëvendësohet (VIDEO)

37

Portierët rebelë janë bërë trend këtë vit – dhe numri 1 i Tunizisë u bë i fundit që e bëri “Kepan”, duke refuzuar të largohet nga fusha.

Ndeshja e fazës së eleminimit direkt në Kupën e Kombeve Afrikane kundër Ghanës po shkonte drejt penalltive, pasi rezultati në fund të vazhdimeve ishte 1-1, transmeton Periskopi.

Kryetrajneri, Alain Giresse dukej qartë se po i planifikonte 11-metërshat, derisa favorizoi portierin rezervë, Farouk Ben Mustapha para Mouez Hassen. Kështu që derisa koha po shkonte drejt përfundimit, Ben Mustapha i veshi dorezat dhe po bëhej gati të futej.

Por kur Hassen e pa në semaforin e zëvendësimit numrin e tij, ai filloi të bënte me gisht në shenjë refuzimi të largohej.

Eventualisht, Hassen u largua dhe vendimi doli të jetë i qëlluar pasi Tunizia avancoi në çerekfinale. /Periskopi.com/